Kurti takon parlamentarët italianë, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh – koeficienti për paga do të jetë 150 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë...

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sveçla: Është ndaluar ish-polici serb, ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së

Extra AL PVC

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka informuar se Policia sot ka ndaluar në pikën kufitare në Jarinje ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it, i cili ka qenë i integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç.

Sveçla ka potencuar se i ndaluari, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës, ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit “me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”.

Ministri Sveçla ka ftuar qytetarët për ruajtje të qetësisë.

“Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri. Asgjë nuk mund t’i ndalë institucionet e Republikës së Kosovës për ofrim të sigurisë për qytetarët pa dallim e për sjellje para drejtësisë të të gjithë shkelësve të ligjit.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe karabinierë italianë, sot më herët kanë rritur prezencën mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Kurti takon parlamentarët italianë, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh – koeficienti për paga do të jetë 150 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë...

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka...

Rama: Duhet të synojmë cilësinë e turistëve, jo numrin e tyre

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Shqipëria nuk duhet...

Kurti takon parlamentarët italianë, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së sotme, deputetë nga Grupi Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë,...

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh – koeficienti për paga do të jetë 150 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave...

Aksident në Strellc të Deçanit, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në fshatin Strellc të Deçanit, ku janë lënduar pesë persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi...