Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e Urës mbi Lumin Sitnica

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur...

Gjilan, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë...

Komisioni për Legjislacion planifikon të vizitojë Akademinë e Drejtësisë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me ekspozitën “Gjithë lotët tanë”, kërkohet zbardhja e fatit të të zhdukurve

Extra AL PVC

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur dhe “Integra”, kanë organizuar hapjen e ekspozitës “Gjithë lotët tanë” për të shënuar 10 dhjetorin, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Kjo ekspozitë unike u dedikohet rrëfimeve të viktimave të luftërave në rajon dhe ka për qëllim të njoftojë publikun e gjerë me rrëfimet e tyre duke shërbyer kështu edhe si thirrje për përkrahje për viktimat dhe grupet e tjera të prekura, në kërkimin e tyre për të vërtetën dhe drejtësinë.

Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur bërë thirrje për zbardhe të fatit të të zhdukurve, duke shtuar se njëherë e mirë duhet të ketë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Fotografi Atdhe Mulla, ftoi të pranishmit që t’i shijojnë fotografitë.

Përderisa Andin Hoti, nga Komisioni qeveritar për personat e zhdukur, tha se çdo ditë po punohet fati i të zhdukurve të zbardhet.

Por tha se institucionet nuk po mund të bëjnë më shumë për shkak të mos bashkëpunimit të Serbisë.

“Tash e 23 vitet u mohohet e drejta, mu më bohet çdo ditë si po kalon a po ki emocione. Kurrë mu ndalur jo, kurrë mi humb shpresat, ne do të punojmë, po punojmë sa po mundemi, por jo sa duhet”.

“Kaq është mundësia jonë kaq është informata që ne e marrim. Urojmë që Serbia të thyej mendësinë dhe të bëjë zgjidhje në këtë çështje të ndjeshme”.

Ekspozita përbëhet prej 34 fotografive origjinale, të bëra nga fotografët Atdhe Mulla, Arbnora Memeti, Nake Batev dhe Borislav Pesiç.

Këto fotografi paraqesin aspekte të luftërave në ish-Jugosllavi – fotografi familjare të të pagjeturve, vende të krimeve, varreza masive, persona të zhvendosur brenda vendit dhe memoriale, por gjithashtu edhe pasojat e stërzgjatura të konflikteve që ndjehen edhe sot, duke treguar tërë tragjedinë dhe kompleksitetin e luftës.

Kjo ekspozitë është pjesë e aksionit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” zbatuar nga Integra, Lëvizja për Paqe PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Iniciativa e Re Sociale (NSI), Iniciativat Qytetare (CI), dhe Aksioni Paqësor (PA), mbështetur nga Bashkimi Evropian. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e Urës mbi Lumin Sitnica

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur...

Gjilan, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë...

Komisioni për Legjislacion planifikon të vizitojë Akademinë e Drejtësisë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe...

Presidentja krah George W Bush flet për ndihmën e SHBA-ve ndaj Kosovës

Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të...

Nënshkruhet memorandum për ndërtimin e Urës mbi Lumin Sitnica

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se është nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komunën e Lipjanit, raporton TV Arbëria. Përmes këtij memorandumi kjo...

Gjilan, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i konfiskohet vetura për shkelje të rregullave të trafikut

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore dhe...

Komisioni për Legjislacion planifikon të vizitojë Akademinë e Drejtësisë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka mbajtur këtë të martë mbledhjen e rradhës në të...