Ushtria amerikane ndërton portin në Gaza që të përdoret për dërgimin e ndihmave

Ushtria amerikane ka përfunduar ndërtimin e skelës lundruese në...

Kurti nderoi me homazhe dëshmorët e martirët e fshatit Saradran të Istogut

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lidhja e Historianëve të Kosovës u bëri thirrje krerëve të vendit të mos tërhiqen nga mbajtja e zgjedhjeve në veri

Extra AL PVC

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot ka dënuar sulmet që kanë ndodhur në ditët e fundit në veri të vendit, si dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendit, që të mos dorëzohen para Serbisë dhe që zgjedhjet në komunave veriore të mbahen më 18 dhjetor 2022.

“Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër dhunën që po ushtrohet në veri nga grupet kriminale të orkestruara nga serbet e pjesës veriore të Republikës së Kosovës, e të cilët po nxihet dhe po financohen nga kreu i Republikës së Serbisë dhe ministri i Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqi. Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i bene thirrje udhëheqësve të Republikës së Kosovës, që të mos dorëzohen para Serbisë dhe që zgjedhjet në komunave veriore të Republikës të mbahen me 18 dhjetor 2022, pa u shtyrë dhe duke mos ra pre e provokimeve e dhunës që po ushtrohet në atë pjesë nga Republika e Serbisë., është bërë e ditur në komunikatë.

Kryesia e LHK-së ka konsideruar së institucionet e Kosovës kanë kapacitet të bollshme për të organizuar dhe mbajtur zgjedhjet më 18 dhjetor 2022.

“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, e ripërtëritë për here të tretë kërkesën e saj, që Lista serb, subjekt ky politik i mbështetur nga Beogradi duhet të shpallët subjekt anti kushtetuese në Kosovë dhe si e tillë të shpallët organizate terroriste, për çka ka mjaftë dëshmi e argumente. Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, përgëzon udhëheqësit e institucioneve të vendit tonë për maturinë e vendosmërinë për të respektuar në pik për pikë kushtetutshmërinë e vendit tonë.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” u ka bërë thirrje krerëve të institucioneve që të mos tërhiqen nga mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, për çka, kanë shtuar se i përkrahin.

“Ne, përgëzojmë dhe ju jemi mirënjohës e ju shprehim konsiderata Policisë së Republikës së Kosovës, për punën e saj që po e bën në veriun e vendit. Po ashtu, ftojmë qytetaret e Republikës së Kosovës të pjesës së veriut, për maturi, syçelëtsi dhe unitete në këto kohë të vështira dhe kohë përpjekjesh për të shtrire sovranitetin e Republikës së Kosovës në atje pjesë., është shtuar nga Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Që nga e enjtja në mbrëmje në komunat veriore kanë ndodhur disa shpërthime të shok-bombave e të shtëna me armë zjarri, me këtë rast, janë shtuar patrullimet dhe prezenca policore. Po të enjten në mbrëmje, nga grupet ekstremiste në atë pjesë të vendit është sulmuar një patrullë policore, ku ka mbetur i lënduar një polic. Sulme ka pasur edhe ndaj gazetarëve.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa ato për kuvende komunale më 25 dhjetor. E para disa ditëve derisa zyrtarët e KQZ-së bashkë me zyrtarë policorë janë penguar që të hyjnë në ambientet e KKZ-ve në komunat veriore. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google po punon për të përshpejtuar transferimin e të...

“Nëse dalin ato mesazhe…”, Heidi revoltohet pasi përflitet se Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë

Ka pak kohë që në shtëpinë e “Big Brother...

Ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak?! Këto janë vitaminat që duhet të konsumoni!

Vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në...

Ushtria amerikane ndërton portin në Gaza që të përdoret për dërgimin e ndihmave

Ushtria amerikane ka përfunduar ndërtimin e skelës lundruese në...

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google po punon për të përshpejtuar transferimin e të dhënave nga një pajisje në tjetrën. Mjeti i transferimit të të dhënave në Android është përmirësuar...

“Nëse dalin ato mesazhe…”, Heidi revoltohet pasi përflitet se Romeo dhe Erjola kanë qenë bashkë

Ka pak kohë që në shtëpinë e “Big Brother VIP3” është përfolur se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka një pëlqim. Ka qenë...

Ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak?! Këto janë vitaminat që duhet të konsumoni!

Vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në organizëm. Keni të çara në këndet e buzëve? Ju mungojnë hekuri, zinku dhe vitaminat e grupit...