Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Lotaria shtetërore e Massachusetts në SHBA ka zbuluar se...

Urdhri për të sulmuar Rafahun do të jepet “shumë shpejt”, paralajmëron Izraeli

Aksioni ushtarak izraelit në Rafah mund të nisë “shumë...

Osmani vizitë zyrtare në SHBA, merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës

Extra AL PVC

Shtetet e Bashkuara dënuan incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për shërbimin serb të Zërit të Amerikës.

Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të enjten një polic u plagos në një sulm me armë. Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”

Rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.

Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Lotaria shtetërore e Massachusetts në SHBA ka zbuluar se...

CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave

Një gjykatës federal i ligjit administrativ ka vendosur se...

Modeli i vitit 1953 nga Dodge po shitet për 450 mijë dollarë

Një Dodge Power Wagon Restmod i vitit 1953 po...

Granit Xhaka me ‘predhën’ e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka ka realizuar super golin e tretë këtë sezona, në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit, ku Bayer Leverkuseni po e luan si mysafir. Kur rezultati...

Amerikanja fiton 1 milion dollarë në lotari për herë të dytë në 10 javë

Lotaria shtetërore e Massachusetts në SHBA ka zbuluar se Christine Wilson ishte me fat pasi kishte goditur dy herë xhekpotin. Wilson nga Attleborough ka fituar...

CEO i Amazon theu ligjin amerikan me komentet e tij kundër sindikatave

Një gjykatës federal i ligjit administrativ ka vendosur se CEO i Amazon, Andy Jassy, ​​ka shkelur ligjin e punës duke bërë disa komente kundër...