Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

43-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

Extra AL PVC

Sot, kur në të gjithë botën bëhet fushatë për 365 ditë të Drejta të Njeriut, bëhen 43 vjet që kur Shën Tereza kishte marrë çmimin Nobel për Paqe.

Më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, Gonxhe Bojaxhiu ishte shpallur nobeliste, duke u bërë kështu shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, në vitin 1979, një nga klerikët që kishte marrë pjesë në sallë e kishte pyetur Nënë Terezën se nga ishte.

“Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”, kishte deklaruar ajo.

Atë ditë e gjithë bota e kishte mësuar se Shën Tereza ishte shqiptare. Ajo kishte hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e kishte mohuar origjinën e saj shqiptare.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.

Ajo ksihte qenë nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, nënë që kishte mjekuar 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri. Ka qenë e vetmja në botë që kishte trajtuar 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, ishte kujdesur për 3,400 pleqë të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

“Shtiu 7 plu*mba në drejtim të shokut të fëmijërisë”, vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim

Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17...

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në...

Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Duke përdorur një qasje të re për zhvillimin e...

State Departmenti për Express: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti...

“Shtiu 7 plu*mba në drejtim të shokut të fëmijërisë”, vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim

Sot, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vite burgim, Qëndrim Jonuzajn, për vrasjen e shokut të tij të fëmijërisë, Gazmend Hyseni i...

Shtëpia e Bardhë dënon bllokimin e një prej ndërtesave të Universitetit ‘Columbia’

Shtëpia e Bardhë dënoi protestat jopaqësore kundër luftës në Gazë të martën, ndërsa studentët në Universitetin ‘Columbia’ morrën nën kontroll një ndërtesë, duke thënë...

Studimi: Vaksinat mund të ndihmojnë në luftimin e baktereve rezistencë ndaj antibiotikëve

Duke përdorur një qasje të re për zhvillimin e vaksinave, studiuesit mund të kenë gjetur një zgjidhje të mundshme për problemin e baktereve rezistente...