spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Selmanaj: Projektligji i qeverisë është kundër zyrtarëve publik

Extra AL PVC

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se me projektligjin për zyrtarët publik, të prezantuar nga qeveria, po shtrembërohet baza ligjore.

Në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet për herë të parë ky projektligj, Selmanaj ka thënë se ky projektligj është kundër zyrtarëve publik.

Selmanaj-qeverisë: Cilat janë kriteret që bëjnë matjen e përshtatshmërisë dhe qëndrueshmërisë së dikujt

“Neni 9 çka flet, për herë të parë në Kosovë shtohen edhe dy kritere në rekrutim, e cilat janë ato, përshtatshmëria dhe qëndrueshmëria. Përshtatshmëria me çka, me sistemin, me partinë politike, me njerëzit që udhëheqin, ku ka kriter profesional të rekrutimit të një shërbyesi civil kur ti i thua aje i përshtatshëm apo jo, dhe kjo i lihet mbikëqyrësit me vendosë, ministri duhet me vendosë pasi t’i plotëson krejt kriteret profesionale a je i përshtatshëm ti apo jo. A je i qëndrueshëm ti apo jo, por cilat janë kriteret që matin përshtatshmërinë dhe qëndrueshmërinë e dikujt”, ka thënë Selmanaj.

Sipas tij, qasja e qeverisë me këtë projektligj është me e keqe se çdo veprim tjetër që është bërë ndonjëherë ndaj administratës publike në Kosovë.

Selmanaj: Gjashtë muaj është shumë për ushtrues detyre

“Neni 35, ushtruesi i detyrës aktualisht i kemi gjashtë muaj përkundër që vlerësimin tim edhe gjashtë muaj është shumë, nuk duhet me lënë ushtrues detyre gjashtë muaj, me këtë projektligj tash po i mundësojmë ne jo 6 muaj, plus 6 muaj të tjerë mbikëqyrësi, ministri, ka të drejtë ushtruesi ne detyrës të çfarëdo funksioni me vazhdu edhe 6 muaj të tjerë. Po e kthejmë një sistem të cilin nuk e kemi dasht dhe e kemi përmirësuar. Për mendimin tim krejtësisht e papranueshme”, ka shtuar ai.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Austin thotë se s’ka tregues që Hamasi po planifikon sulm ndaj forcave amerikane

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se ai nuk sheh asnjë tregues që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet...

Reporterët pa Kufij për Serbinë: Gazetarët janë të ekspozuar ndaj kërcënimeve të nxitura nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë

Liria e medias në Serbi është në nivelin më të ulët që nga lansimi i Indeksit Botëror të Lirisë së Medias në vitin 2002,...

Ndodhi gjilanase: Refuzoi të ndalet dhe iu sul me veturë policit, ai përmes xhamit ia merr çelësat dhe arrin ta ndalë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i saj është sulmuar në Gjilan. Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur...