spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ekspozitë për 30-vjetorin e Butrintit në UNESCO

Extra AL PVC

Në kuadër të 30-vjetorit të Butrintit në UNESCO, në muzeun arkeologjik është vendosur një ekspozitë fotografike.

Në të shfaqen gjithë etapat e zhvillimit të Butrintit si qendër arkeologjike. Fotot paraqesin vitet ’30 ku u ndërmorën gërmimet e para arkeologjike e në vazhdim. Ekspozita sjell edhe foto të ndërhyrjeve konservuese të monumenteve, si dhe pamje nga mjedisi mbresëlënës që kjo pasuri botërore ka.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 14 dhjetor, data që përkojnë me sesionin e 16-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në vitin 1992.

30 vite më parë në Santa Fe të Nju Meksikos, u mblodh sesioni i 16-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Komiteti analizoi dhe përditësoi listën e pasurive botërore prej datës 7-14 dhjetor të 1992, duke klasifikuar për herë të parë qytetin antik të Butrintit pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore sipas kriterit (C III).

Prej këtij sesioni e në vazhdim kufijtë e hartës së Butrintit si Pasuri Botërore e UNESCO-s kanë ardhur duke u zgjeruar, e në vitin 2007 gjithë territori i Parkut Kombëtar Butrint aprovohet si zonë buferike për pasurinë botërore./atsh/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...