Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shqipëri, ngadalësohet rritja e çmimeve, inflacioni 7.9% në nëntor

Extra AL PVC

Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave në Shqipëri shfaqi shenja ngadalësimi në nëntor.

Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin nëntor të këtij viti është 7.9 %.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 3.1 %. Ndërsa, ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin nëntor, krahasuar me tetorin është -0,3 %.

Krahasuar me muajin nëntor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 14.7 %, pasuar nga grupet “transporti” me 9.6 %, “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.2 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 6.1 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.8 %, “veshje dhe këpucë” dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.6 % secili, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3.1 %, “shërbimi arsimor” me 1.9 %, “shëndeti” me 1.3 %, “komunikimi” me 1.1 % dhe “argëtim dhe kulturë” me 1 %.

Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 24.1 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 23.3 %, “peshk” me 16.2 %, “bukë dhe drithëra” me 15.8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 15 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14.8 %, “mish” me 12.4 %, etj.

Krahasuar me muajin tetor 2022, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4.8 % , pasuar nga grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.2 % dhe “ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.1 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “argëtim dhe kulturë” u rritën me 0.7 %, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë”, “komunikimi” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 0.5 % secili.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij,...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e fronteve ukrainase gjatë 24 orëve të fundit, me ushtrinë e Ukrainës që zmbrapsi shumicën e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij, Rapid Bukureshtin, me një gol të hershëm në minutën e 16-të, por nuk mjaftoi për...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë. Kjo pasi në çantën ku i kishte mjetet, mbante edhe një telefon të tipit “Samsung”,...