Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që...

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Një burrë dënohet me 7 vjet burgim për grabitje

Extra AL PVC

Një burrë sot në Prishtinë është shpallur fajtor për dy vepra penale, “Grabitje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se i akuzuari B.K është dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Grabitje”, ndërsa, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”, është dënuar me 1 mijë euro.

“I akuzuari B.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) viteve për veprën penale në bashkëkryerje, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 04.03.2020 deri me datë 08.12.2022, ndërsa për veprën penale, dispozitivi Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjykata i shqiptoi dënim gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro. Sa i përket veprës penale në bashkëkryerje e në vazhdimësi, Grabitje nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPK-së, të njëjtin gjykata e liroi nga akuza, në mungesë të provave. I akuzuari B.K detyrohet që të dëmtuarit S.G t’ia paguajë dëmin në shumë prej 280 euro, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa sa i përket të dëmtuarës “Exfis” e njëta udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, i akuzuari po ashtu detyrohet që të paguajë shpenzimet gjyqësore sipas fletë shpenzimit të kësaj gjykate në shum֝ën prej 500 euro, ndërsa në Fondin e viktimave shumën prej 50 euro.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Me aktvendim të veçantë, siç ka informuar Gjykata, të akuzuarit B.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtën e ushtrimit të ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.        /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Dhuna nga burri, Policia e Shqipërisë: Nëna me fëmijët që u gjetën në lumë mund të kenë kryer vetëvrasje

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në...

Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që...

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të...

Dhuna nga burri, Policia e Shqipërisë: Nëna me fëmijët që u gjetën në lumë mund të kenë kryer vetëvrasje

Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si...

Gjykata Speciale në Hagë urdhëresa, gjykatat në Kosovë jo – vetëm 11 viktima të luftës të kompensuara

“Nuk është përmendur fjala kompensim kurrë deri sot. Që nga 2012-ta, kur kemi dhënë dëshmi në EULEX, e deri tash, nuk na ka pyet...

Intimidimi i gazetarëve, kreu i EFJ-së – Dimal Bashës: BOLL MA, Kurti të marrë masa menjëherë

Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për sulmet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal...