Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani: Dy gra u vranë në mënyrë djallëzore, s’do të ndalemi së adresuari shkaktarët e pasojat

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se fushata “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore”, është hapur në mënyrë më tragjike pas vrasjes së dy grave muajin e kaluar.

Në aktivitetin në kuadër të kësaj fushate të organizuar nga Universiteti i Prishtinës, presidentja Osmani shtoi se s’do të  ndalen së adresuari shkaktarët dhe pasojat e femicidit.

“Jemi në prag të përmbylljes së fushatës ‘16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës mbi baza gjinore’ dhe ndjejë se sikur kjo do duhej të ishte një prej fushatave më të suksesshme, por në fakt është shndërruar në një prej fushatave më tragjike që e kemi pasur ndonjëherë”.

“Brenda një periudhe të shkurtër, nga dita kur e kemi hapur këtë aktivitet e deri sot i kemi humbur dy gra dhe dy burra në mënyrë djallëzore i vranë gratë e tyre”, tha Osmani.

“Në përpjekjet tona për të adresuar shkaktarët dhe pasojat e femicidit, përfshirja aktive e institucioneve tona është e një rëndësie të veçantë”, tha tutje Osmani.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se synim i institucioneve mbetet parandalimi i fenometit të dhunës.

Ndonëse tha se vendi është përballur me sfida të natyrave të ndryshme, ajo po konsideron se janë bërë hapa të mëdhenj.

“Sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar dhe shpallur bashkërisht sërish angazhimin tonë institucional, por edhe qytetarë përballë një fenomeni i cili secili prej nesh duhet angazhuar që ta parandalojë”.

“Si shoqëri e ballafaquar historikisht me sfida dhe vështirësi të natyrave të ndryshme, të lënë me shekuj në një analfabetizëm, megjithatë kemi rrugëtuar e kemi bërë hapa të mëdhenj përpara për të qenë të krahasueshëm jo vetëm me popujt tjerë të rajonit, por edhe më gjerë”, tha Haxhiu.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar...

Siljanovskwn e habit fitorja: Qe disa orë po e pyes veten si e meritova këtë nder

Gordana Siljanovska Davkova sonte në një konferencë për media...

Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti Evropian është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut. “Jemi forca e dytë politike, Fronti Evropian...

85 përqind e votave të numëruara- ky është numri i mandatave që kane fituar VMRO, Fronti Evropian, VLEN…

Janë numëruar më shumë se 85% e votave në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut. Në bazë të mandateve të fituara për Kuvendin e Maqedonisë...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar se në qytetin Alborg të Danimarkës është takuar me kryetarin , Lasse Frimand Jensen, ku...