Mariana tërhiqet nga gara, përfundon eksperienca e saj në “Ferma VIP”

Mariana Kondi vendosi të tërhiqej përfundimisht nga gara, duke...

Liderët e opozitës si “jashtëtokësorë” politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e bëri të...

Fetoshi: Asociacioni ishte kauza më e madhe e LVV-së dhe Kurtit para zgjedhjeve

Sipas të gjitha gjasave, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Thellohet kriza në Kosovë, nga 15 dhjetori rikthehen reduktimet e rrymës

Extra AL PVC

Qytetarët e Kosovës sërish do të përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike.

Demokracia.com nga burime brenda Korporatës Energjetike të Kosovës merr vesh se reduktimet e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës do të nisin nga data 15 dhjetor 2022.

Deri tani, Kosova ka arritur ta stabilizojë gjendjen me energjinë për shkak të ndihmës së vazhdueshme nga Shqipëria.

Ndërkohë, në seancën e Kuvendit është miratuar vendimi për zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energji edhe për 30 ditë. Kësisoj legjitimohen edhe reduktimet e rrymës.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës u përballen me reduktime të energjisë elektrike edhe në fundvitin e kaluar si dhe gushtin e këtij viti.

Më 22 dhjetor të vitit 2021, reduktimet nga KEDS u paralajmëruan vetëm për dy orë, megjithatë në shumë qytete të Kosovës qytetarët u ankuan se reduktimet po zgjasnin me orë të tëra.

Atë kohë, Qeveria e Shqipërisë njoftoi se do t’i japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për datën 31 dhjetor dhe 1 janar.

“Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës kemi arritur që të sigurojmë 3,600 megavatë për datën 31 dhjetor dhe 4,080 megavatë orë për datën 1 janar 2022”, kishte njoftuar Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku.

Situata energjetike është përkeqësuar pasi konsumi i energjisë nuk po mund të mbulohet me kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mariana tërhiqet nga gara, përfundon eksperienca e saj në “Ferma VIP”

Mariana Kondi vendosi të tërhiqej përfundimisht nga gara, duke...

Liderët e opozitës si “jashtëtokësorë” politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e bëri të...

Shtëpia e reperit Drake qëllohet me armë

Shtëpia e reperit të njohur Drake është qëlluar nga...

Fetoshi: Asociacioni ishte kauza më e madhe e LVV-së dhe Kurtit para zgjedhjeve

Sipas të gjitha gjasave, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli,...

Mariana tërhiqet nga gara, përfundon eksperienca e saj në “Ferma VIP”

Mariana Kondi vendosi të tërhiqej përfundimisht nga gara, duke i dhënë fund eksperiencës së saj në “Ferma VIP”. Vendimi i aktores erdhi dy ditë pas...

Liderët e opozitës si “jashtëtokësorë” politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e bëri të qartë se Kosova po kushtëzohet edhe me temën e Asociacionit në këmbim të anëtarësimit të...

Shtëpia e reperit Drake qëllohet me armë

Shtëpia e reperit të njohur Drake është qëlluar nga disa persona me armë zjarri. Si pasojë e atij sulmi një roje sigurie në rezidencën...