Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Në fillim blenë apartamente e tani po bëjnë biznes...

Tetovë, bllokimi i rrugëve pengon zjarrfikësit dhe ndihmën e shpejtë

Normalisht kjo shenjë nënkupton ndalesë parkimi të makinave në...

Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar

Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Dreshaj i AAK-së kërkon mbështetjen e deputetëve për Ligjin për Pensionistët kontributdhënës

Extra AL PVC

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me kundërshtimet që kanë për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Sipas tij, kushtëzimi i përvojës së punës prej 15 vjetësh për të gëzuar pensionin është jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm

Ai ka shtuat se propozimi që AAK-ja ka iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar.

“Kërkesa bënë fjalë për plotësim-ndryshimin e Ligjit Nr 04/L-131, për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, apo me konkretisht, për nenin 8 pika 2 të këtij ligji. Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues te këtij ligji, i cili parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vite përvoje pune para 01. 01. 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës”.

“Me propozimin që ne kemi iniciuar, parashihet që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999. Kërkesë e jona është që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilët viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshëm nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm”.

Fjalimi i plotë pa ndërhyrje:

Jemi sot ketu per te korrigjuar nje padrejtësi, për te debatuar  për një nisme legjislative, për te cilën ka kohe qe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e ka iniciuar (13.05.2022).

Kjo iniciative eshte ndermarr bazuar ne shqetesimet e qytetareve dhe takimet e shumta qe kemi pasur me te.

Skemat sociale ne RKS jane te rregulluara me ligje te ndryshme, ne forme te ndryshme, me perqindje te ndryshme,  (ligji per per pensioninm te FSK ( Nr 04/L- 084), Ligji perpensioninimin e minatoreve dhe Ligjin Nr 04/ L-131)

Pra kerkesa bene fjale per plotesim-ndryshimin e Ligjit Nr 04/L-131, per Skemat Pensionale te Financuara nga Shteti, apo me konkretisht, per nenin 8 pika 2 te ketij ligji.

Kerkojme largimin e ketij neni diskriminues te ketij ligji, I cili parasheh qe cdo person te kete te pakten 15 vite pervoje pune para 01. 01. 1999 ne menyre qe te perfitoje pensionin kontributdhenes.

Me propozimin qe ne kemi iniciuar, parashihet qe pensionet kontributdhënëse  t’i gëzojnë të gjithë pensionistët varësisht nga vitet që kanë punuar para datës 1 janar 1999.

Siç e dini, kemi raste kur për një ditë, apo per nje jave, dikush që nuk ka arritur t’i bëjë 15 vite nuk e gëzon pensionin e merituar.

Kërkesë e jona eshte që të largohet ky kushtëzim jologjik, i dëmshëm dhe diskriminues për punëtorët të cilet viteve 90-ta ishin larguar dhunshëm dhe jashtëligjshem nga institucionet shtetërore të pushtetit të atëhershëm.

Dihet se keto kategori si, administrate shtetrore, stafi arsimor, shendetesore, punetoret e rendit dhe sigusrise, pas debimit nga vendet e punes, u rreshtuan dhe u organizuan per te ushqyer ndjenjen dhe shpresen per nje te neserme me te mire ne vend.

Bash keta punetore te cilet atehere u ndeshkuan duke u debuar ne rruge, nga pushteti okupator I asaj kohe, sot serish ne I ndeshkojm per here te dyte me kete ligj diskriminues duke ua mohuar te drejten qe te gezojne pensionin meritor, bazuar ne kontributin e dhene.

Sa per informate, kjo nismë legjislative ka kaluar të gjithë hapat e domosdoshëm, madje edhe llogaritjen e kostos buxhetore.

Vlen te theksohet, se nga viti I kaluar asnje person I cili pensionohet, nuk e ploteson kushtin qe te jete pjese e skemes pensionale kontributdhenese pasi qe asnjeri nuk I ka 15 vite pervoje para 1 janarit 1999.

Tendenca qe ne menyre te gjithembarshme te zgjedhet problem i pensionisteve kontributdhenes, pasi qe ne Kosove jane disa ligje per kategori te caktuara, nuk eshte asgje tjeter perpos ikje nga pergjegjesia.

Propozimi jone nuk interferon me zgjedhjen e neserme te pergjithshme por e ndihmon ate.

Njekohesisht ne kete krize te rende ekonomike, ky propozim lehteson gjendjen e ekonomike te kesaj shtrese me status tejet te rende ekonomik.

Bazuar ne faktet e mesiperme, ju ftoj pozite e opoziteqe nje here e pergjithmon ta largojme kete ligj diskriminues, ofendues, dhe ketyre kategorive te ua kthejm dinjitetin.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

BMW prezantoi një “asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve” në motoçikleta

Me Asistentin e Ri Automated Shift (ASA), BMW Motorrad...

Tiparet që e bëjnë këtë orë të kushtoj 21 mijë euro

Prodhuesi finlandez i orëve, Sarpaneva është i njohur për...

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Në fillim blenë apartamente e tani po bëjnë biznes...

​Pjesa e parë: Pa gola mes Realit dhe Cadizit

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjen interesante të...

BMW prezantoi një “asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve” në motoçikleta

Me Asistentin e Ri Automated Shift (ASA), BMW Motorrad prezanton një zgjidhje teknike inovative që e bën ngasjen e një motoçiklete më të thjeshtë...

Tiparet që e bëjnë këtë orë të kushtoj 21 mijë euro

Prodhuesi finlandez i orëve, Sarpaneva është i njohur për koleksionet dhe dizajnet e pazakonta që duken gotike dhe futuriste në të njëjtën kohë. Justin Mastine-Frost,...

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Në fillim blenë apartamente e tani po bëjnë biznes me to. Kryesisht në Durrës e Vlorë, rusë e ukrainas i janë futur tregut të...