spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zëdhënësi i Qeverisë: Bandat kriminale nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve

Extra AL PVC

Lidhur me situatën e mbrëmshme në veri të vendit, ka reaguar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se institucionet e Kosovës  kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve.

Sipas tij, bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike.

Kryeziu, ka thënë se aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri.

Postimi i tij i plotë:

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtje të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë manifestim i fuqishëm i demokracisë. Pengimi apo pamundësimi i tyre është sulm ndaj demokracisë. Pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit, mbajtja e tyre tashmë është obligim kushtetues i institucioneve të Republikës. Qytetarët tanë atje kanë nevojë për përfaqësim direkt të tyre. Institucionet kanë nevojë për drejtues legjitim të tyre. Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri.  Presim vlerësimin e situatës në veri nga organet tona të sigurisë për hapat e mëtejmë./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes

Për shekuj me radhë, njerëzit kanë kërkuar për sekretet...

Përveç se juriste tani dhe poete, Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

Në Ditën e lirisë së shtypit, dhe në ditëlindjen...

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes

Për shekuj me radhë, njerëzit kanë kërkuar për sekretet e jetëgjatësisë, por edhe për mënyra për të ngadalësuar procesin e pashmangshëm të plakjes. Dhe ndërsa...

Basha krahasoi RTK-në me RTS-në serbe, AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit të VV-së ndaj gazetares së RTK-së

"Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë...

Ministritë e Ekonomisë dhe e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkruajnë marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova. Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen...