Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...

Nesër mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

Kurti bashkë me Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kusari-Lila për sulmet në veri: Vuçiq inskenon konflikt të paqenë me bazë kombësie

Extra AL PVC

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se sulmet e organizuara në veri të vendit tregojnë se Serbia nuk e ka ndalë synimin për terror ndaj Kosovës.

Siç ka thënë ajo, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiqin në krye të saj.

“Synimi për terror nga ana e Serbisë ndaj Kosovës nuk është ndalë asnjëherë, vetëm ka ndryshuar madhësia e ndikimit dhe mënyra e aplikimit. Sulmet e organizuara ndaj institucioneve të Kosovës në komunat veriore, para zgjedhjeve lokale, tregojnë se cak janë institucionet e shtetit të Kosovës dhe qytetarët serbë që duan të jetojnë në dhe me shtetin e Kosovës. Aleksandër Vuçiq nuk e ka interes integrimin dhe avancimin e serbëve në shtetin e Kosovës. E kundërta, ai kërkon që pakica serbe këtu të jetë e ndarë dhe kundër shtetit të Kosovës. Ata duan me zor ta mbajnë gjallë një konflikt të paqenë midis qytetarëve me bazë kombësie”, ka shkruar ajo.

Përmes këtyre metodave, Kusari-Lila ka thënë se Serbia beson se do të pamundësojë integrimin e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e të gjithë mekanizmave demokratik.

“Por sot para nesh ne kemi qytetarët e ndershëm përballë bandave kriminale të Vuçiqit. Dhe Policinë e Kosovës duke kryer detyrën e saj në mbrojtje të qytetarëve dhe institucioneve. Nuk ka askush problem me qytetarët serbë në Kosovë. Por Vuçiqi e ka problem që ata nuk punojnë të gjithë kundër shtetit të Kosovës. Fatkeqësisht, Serbia e Millosheviqit po funksionon ende me Vuçiqin ne krye të saj”, ka shkruar ajo.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me...

Nesër mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

Kurti bashkë me Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e...

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje mes dy...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën Ndërkombëtare të...