spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti priti Imzot Vincenzo Paglia-n, diskutuan për liritë fetare e trashëgiminë kulturore

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti, sot priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit “Gjon Pali II”, së bashku me Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim, siç informoi Qeveria, u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

“U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.”, u bë e ditur në komunikatë.

Në këtë takim, siç u shtua, u vlerësua pasuria kulturore e Kosovës, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme, që jetojnë në shtetin tonë.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

A po i përdor si Vuçiqi të emëruarit në Qeverinë e re të Serbisë si gogol për t’u dukur vetë racional?

Shkruan: Afrim Kasolli Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, asnjë herë...

Vdes Duane Eddy një nga etërit themelues të rock and rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz...

A po i përdor si Vuçiqi të emëruarit në Qeverinë e re të Serbisë si gogol për t’u dukur vetë racional?

Shkruan: Afrim Kasolli Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, asnjë herë më shumë se me rastin e emërimit të ministrave në Qeverinë e re të Serbisë,...

Kusari-Lila ‘korrigjon’ raportin e Departamentit amerikan të Shtetit: AGK pretendon se gazetarët u sulmuan, raportimet jepen si numër i përgjithshëm

Mimoza Kusari Lila, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e ka ‘korrigjuar’ raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, duke thënë se ai përmban...

Kearns alarmon se Ballkani mund të bëhet arenë e konfliktit të tretë të madh global – deputetët britanikë mblidhen për diskutim

Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia Kearns, e cila...