Ky aeroport japonez feston 30-vjetorin e funksionimit pa humbur asnjë bagazh

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai i Japonisë (KIKS) po feston 30...

​29 të vdekur nga shirat e dendura në Brazil

Numri i të vdekurve në Brazil nga shirat e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

KQZ-ja vazhdon përgatitjet përkundër incidenteve, Radoniqi: Jemi të angazhuar për zgjedhje demokratike në veri

Extra AL PVC

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë marrë të gjithë hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, përkundër incidenteve të së martës atje.

Kështu ka bërë të ditur Radoniqi me rastin e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Radoniqi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat për të përgatitur këto dy procese zgjedhore.

Radoniqi: Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm

“Pavarësisht sfidave të cilat paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme. Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm. Kjo mund të jetë vetëm me një angazhim të përbashkët….Para këtij aktiviteti, KQZ-ja ka miratuar Udhëzuesin për tërheqjen e shkurtër dhe renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Shërbimi i kësaj udhëzuesi është që të krijosh kushtet e barabarta për të gjitha subjektet dhe transparencën”, theksoi ai.

Nga hedhja e shortit doli kjo renditje: Iniciativa Qytetare Mitrovica me numrin 111, Partia Demokratike e Kosovë 112, Lëvizja Vetëvendosje me numrin, 115 Partija Kosovskih Srba 113, ndërsa Sladjana Pantoviç, kandidate e pavarur për Komunën e Zvecanit me numrin 114.

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa zgjedhjet për kuvendet komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

Mbrëmë derisa zyrtarët komunalë zgjedhor bashkë me zyrtarët policorë tentuan të hynin në zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore kanë ndodhur shpërthime, të cilat u bë e ditur të kenë ardhur nga strukturat ilegale serbe në veri.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ky aeroport japonez feston 30-vjetorin e funksionimit pa humbur asnjë bagazh

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai i Japonisë (KIKS) po feston 30...

​29 të vdekur nga shirat e dendura në Brazil

Numri i të vdekurve në Brazil nga shirat e...

Szunyog shpreh shqetësimin për rritjen e kërcënimeve ndaj gazetarëve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori...

Ukaj: Rënia për 19 vende më poshtë në lirinë e medias tregon se është cënuar edhe demokracia

Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket lirisë së medias. Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij”. Organizata...

Ky aeroport japonez feston 30-vjetorin e funksionimit pa humbur asnjë bagazh

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai i Japonisë (KIKS) po feston 30 vjetorin e funksionimit pa humbur asnjë pjesë të bagazhit, njoftoi aeroporti. Aeroporti i shtatë më i...

​29 të vdekur nga shirat e dendura në Brazil

Numri i të vdekurve në Brazil nga shirat e dendura u rrit në 29 të enjten, me operacionet e kërkimit që vazhdojnë për 60...