Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zana Avdiu: Ka vite që reagoj për tema të ndryshme, këtë nuk do të ma ndalojë askush

Extra AL PVC

Zana Avdiu, aktivistja e shumëpërfolur në ditët e fundit ka reaguar sërish pas mijërave kritikave që mori në rrjetet sociale.

Pas reagimit që ajo kishte ndaj gjestit të Granit Xhakës, Avdiu u “vërshua” nga komentet në rrjetet sociale – ku mori shumë kritika e pak mbështetje për atë se çfarë shkroi, pasi veprimin e futbollistit shqiptar e konsideroi si akt rrugaçi.

Avdiu ka theksuar se nuk do mund ta ndal askush për të shkruar atë se çka dëshiron.

Më poshtë keni reagimin e gjatë të saj:

“Askush nuk është imun ndaj kritikes

Askush nuk është imun ndaj kritikes, së paku, jo ndaj kritikes time, e sidomos gjestet seksiste- e që simbolizojnë kryekëput dhunën seksuale.

I kemi kritiku komandantët e luftës, kemi kritiku ushtarë që kanë luftu për liri. Kemi kritiku veteranë e invalidë të luftës. I kemi kritiku aktivistet e sistemit paralel të Lëvizjes Paqësore të viteve 90-ta. I kemi kritiku të burgosurit politikë. Pra ata që e kanë çlirua, pavarësua e ba këtë shtet. E nuk paskemi të drejtë të kritikojmë futbollistë? Bullshit!

Ka vite që shkruaj për tema të ndryshme, reagoj për gjana të ndryshme, dhe do të vazhdoj fuqishëm të shkruaj e reagoj. Këtë nuk mund të ma ndalojë askush. E aq më pak, ata “patriotet” që nuk dinë ti shkruajnë as dy fjalë shqip të plota, e pa gabime.

Tash, atyre që e kanë thellësisht të normalizuar dhunën, diskriminimin dhe paragjykimet ndaj grave nuk do tu duartrokas, sepse unë nuk i kam ato. Unë i vërej këto kudo që ndodhin, dhe i dënoj. Dhe do të vazhdoj ti dënoj!

Dhe, në fakt ky qe dallimi esencial në mes të gazetarëve dhe aktivistëve të Zvicrës që më mbështeten, dhe pjesës së madhe të atyre kosovarë. Aktivistet dhe gazetaret nga Zvicra thonë: Me vite jemi duke punuar që ti mësojmë fëmijët dhe të rinjtë që nuk duhet të bëhen gjeste të tilla që simbolizojnë dhunën seksuale, në mënyrë që ta eliminojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave- dhe del një rol model i tyre, dhe e rrënon gjithë atë punë që e kemi bërë. Dhe fatkeqësisht një gjest i tille, tregon se futbolli ende mbetet një sport misogjen e seksist, sado që industria e futbollit po mundohet ta luftojë këtë. Ndërsa arsyetimi nga Kosova është që në futboll tolerohet. Ky dallim tregon sa e normalizueme dhe e pranueshme është dhuna ndaj grave dhe vajzave, në shoqnine tonë. Pra, zviceranët seksizmi i pengon kudo që shfaqet, ndërsa për shumicën e kosovrëve është i pranueshëm.

Por, dalëngadalë, do e bëjmë të papranueshëm seksizmin dhe dhunën ndaj grave edhe në kulturën tone.

Per fund, faleminderit për të gjithë përkrahësit për mesazhet pozitive e të fuqishme. Falënderim i veçantë per avokatin Arianit Koci, per përkrahjen dhe profesionalizmin e tij.

#vazhdojmë, më fuqishëm se kurrë”, shkruan ajo.   /TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes...

Po jetojnë së bashku, Brad Pitt filmohet në momente romantike me të dashurën e re

Pas fundit të romancës me Angelina Jolie, marrëdhënie e...

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në krahasim me...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi kundër rriqrave. Berisha deklaroi se procesi ende s’ka...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se ky organizim dëshmon...