500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim i automjetit për 12 muajt e ardhshëm

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar...

Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit – vlerësohet se me aktivitete të vogla po bëhen ndryshime të mëdha

Extra AL PVC

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Zyrën e UNICEF-it, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.

Të pranishëm ishin qindra të rinj vullnetarë, të cilët me punën e tyre u tha se ka ndikuar për të mirë në çështjet ambientale.

Fjalë të mirë për vullnetarët, pati ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku. Ai më tej ka folur për koncept dokumentin për rininë, i cili sipas tij, ka synim përmirësimin e legjislacionit dhe riformatimin e  politikave shtetërore për të mundësuar zhvillim.

“Këtë vit, në veçanti është promovuar mbrojtja dhe parandalimi i ndotjes së ajrit. Fakti se shumë sukses që ne i festojmë në sport, kulturë e rini, nuk do të ishte e mundur pa vullnetarët”.

“Kemi arritur ta bëjmë koncept dokumentin për rininë, më qëllimin e përmirësimit të legjislacionit në fushën e rinisë dhe të riformimit të gjithë politikave shtetërore për të mundësuar një zhvillim sa më të mirë të rinisë sonë”.

“Këto reforma do të mundësohen përmes ligjit të ri për rininë dhe strategjisë kombëtare, të cilat janë planifikuar për vitin e ardhshëm”, tha Çeku.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman, tha se vullnetarët me aktivitete të vogla po bëjnë ndryshime të mëdha.

“Dua t’i falënderoj vullnetarët që me aktivitete të vogla po bëjnë ndryshime të mëdha. Vullnetarizmi ka të bëjë me ide të bashkuara dhe në fillim kemi parë punë të mrekullueshme që vullnetarët në Kosovë janë duke e bërë”, tha ajo.

Koordinatorja për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Arnhild Spence, u shpreh e impresionuar me punën e vullnetarëve në Kosovë.

Në fund, vullnetarë nga disa komuna të Kosovës, përmes një paneli dhanë eksperiencat e tyre rreth vullnetarizmit. Ndryshimet klimatike dhe grupet e margjinalizuara, ishin disa nga arsyet që kanë zgjedhur ato të bëhen vullnetarë.

Sipas tyre, sa i përket angazhimit vullnetarë, kërkohet edhe përkrahja institucionale, pasi siç thanë se koha që iu kushtohet komunitetit kërkon goxha mund.

Vullnetarët e vitit u shpallën: Demjana Hasani, Syna Vlahna, Adna Hashani dhe Aleksa Cvetkoviq.    /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim i automjetit për 12 muajt e ardhshëm

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar...

Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të...

Ky aeroport japonez feston 30-vjetorin e funksionimit pa humbur asnjë bagazh

Aeroporti Ndërkombëtar Kansai i Japonisë (KIKS) po feston 30...

500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe ndalim i automjetit për 12 muajt e ardhshëm

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të cilave bënin...

Borrell thotë se mezi pret të punojë me Qeverinë e re serbe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë me Qeverinë...

Ukaj: Rënia për 19 vende më poshtë në lirinë e medias tregon se është cënuar edhe demokracia

Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket lirisë së medias. Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij”. Organizata...