Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Japoni, ka takuar kryeministrin japonez Shigeru Ishiba.
“Në Tokio, e falënderova Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba për mikpritjen e ngrohtë dhe për përkushtimin e tij për thellimin e partneritetit mes Kosovës dhe Japonisë.
Gjatë takimit, biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Kosova mbetet një partnere e besueshme dhe një zë i përkushtuar në mbrojtjen e paqes, demokracisë dhe bashkëpunimit — vlera që na bashkojnë me Japoninë.
Populli i Kosovës është gjithnjë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në çdo etapë të shtetndërtimit tonë, integrimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
“, tha Osmani.

