Ambasada Amerikane në Kosovë ka postuar një video, derisa ka shkruar se trupat amerikane dhe ato të Kosovës, kanë marrë pjesë krah për krah në përgjigje të menjëhershme gjatë DEFENDER 25.
Ambasada ka shkruar në Facebook se së bashku po rrisin sigurinë.
“Të gatshëm për t’u përgjigjur, të gatshëm për të udhëhequr”, ka shkruar ambasada.