Gjashtë shkencëtarë bërthamorë të Iranit u vranë në sulmin e Izraelit, raportojnë mediat shtetërore iraniane
Gjashtë shkencëtarë bërthamorë të Iranit u vranë në sulmet e Izraelit, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, e lidhur me shtetin iranian, të premten. Sipas agjencisë, ndër të vrarët ishin edhe Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike të Iranit, dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, një fizikant që shërbente gjithashtu si president i Universitetit Islamik Azad. Më herët të premten, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, konfirmoi se një numër komandantësh ushtarakë dhe shkencëtarësh ishin vrarë gjatë sulmeve. (CNN)