“Range Rover-i” përplaset me tabelën elektronike të karburantit në Lushnjë, dy të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën që...

​Dështon atentati ndaj Marko Jabllanoviq, Radoica Radomiroviq jep detajet

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka akuzuar...

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Samiti i BE në Tiranë/ Këshilli Evropian zbardh temat e diskutimit dhe agjendën zyrtare

Extra AL PVC

Në prag të nisjes së punimeve të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Këshilli i Evropës ka zbardhur temat e diskutimit dhe agjendën e takimit nesër në Tiranë.

Katër do të jenë temat ku do të fokusohet ky samit, kryesuar nga pasojat e agresionit të luftës në Ukrainë, ku liderët do të diskutojnë sesi të trajtohen pasojat negative në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor.

Tema e dytë e diskutimit të liderëve do të jetë përforcimi i marrëdhënieve politike mes vendeve, ku fokusi do të jetë te të rinjtë.

Në këtë pikë do të vlerësohet edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së si dhe nisma për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe rrjedhën e vazhdueshme të mallrave

Së treti, në fokus do të jetë siguria kibernetike dhe manipulimi informacionit.

E fundit, por jo nga rëndësia, do të diskutohet menaxhimi i emigracionit, ku udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të problemit që është gjithnjë e më shumë në rrije. Kjo pikë përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit.

Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi për kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.

Këshilli i Evropës ka zbardhur edhe agjendën e samitit, që do e kthejë Tiranën për pak orë në kryeqytetin evropian.

10:15- Mbërritjet dhe mirëpritja zyrtare

11:00- Shkëmbim pikëpamjesh

11:45 -Foto ‘familjare’

12:15- Seancë plenare

14:30 -Konferencë për shtyp

Samiti i fundit midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ishte Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni në tetor 2021. Ai u organizua nga Presidenca Sllovene e Këshillit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

“Range Rover-i” përplaset me tabelën elektronike të karburantit në Lushnjë, dy të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën që...

​Dështon atentati ndaj Marko Jabllanoviq, Radoica Radomiroviq jep detajet

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka akuzuar...

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar...

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet – shkencëtarët e zbulojnë pse

Shkencëtarët më në fund e kanë zbuluar se çfarë...

“Range Rover-i” përplaset me tabelën elektronike të karburantit në Lushnjë, dy të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën, në afërsi të Kthesës së Grabianit. Një mjet tip Range Rover ka...

​Dështon atentati ndaj Marko Jabllanoviq, Radoica Radomiroviq jep detajet

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka akuzuar Beogradin zyrtar dhe kriminelin Milan Radoiçiq, se qëndrojnë bashkë me disa të tjerë prapa tentim-vrasjes...

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), përmes një reagimi në platformën “X”, ka cilësuar si moment historik faktin që Kosova...