18:56 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Dua Lipa: Jam e fejuar

Dua Lipa: Jam e fejuar

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka konfirmuar për herë të parë publikisht fejesën e saj me aktorin britanik Callum Turner.

Edhe pse prej kohësh ishte parë me unazën e fejesës, këngëtarja nuk kishte pranuar zyrtarisht lajmin – deri më tani.

Në një intervistë për prestigjiozen British Vogue, Dua ka ndarë emocionet për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj.

“Po, jemi fejuar. Vendimi për t’u plakur bashkë, për të jetuar dhe thjesht për të qenë miq të ngushtë përgjithmonë, është, s’e di… është vërtet ndjenjë shumë speciale”, ka deklaruar ajo.

Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen e tyre në janar të vitit të kaluar dhe që prej atëherë janë shfaqur herë pas here në publik, duke tërhequr vëmendjen e mediave rozë anembanë botës.