17:02 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një person e raporton mësuesen në Polici, thotë se e goditi shuplakë djalin e tij

Një person e raporton mësuesen në Polici, thotë se e goditi shuplakë djalin e tij

Një mësuese është arrestuar pasi dyshohet se e ka goditur me shuplakë nxënësin e një shkolle në Mitrovicë të Veriut.

Ajo pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Më datë 12.06.2025, në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri është iniciuar rasti “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Rasti është raportuar nga një prindi i cili ka deklaruar se me datë 06.06.2025 një mësuese e një shkolle në Mitrovicë Veri gjatë orës së mësimit e kishte sulmuar fizikisht djalin e ankuesit, nxënës i asaj shkolle duke e goditur me shuplakë. E dyshuara M.P, 56 vjeq është shoqëruar në Stacion Policor ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim.”