16:13 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Pasojat negative për bizneset, DHTIK: Liberalizimi i tregut të energjisë duhet të shtyhet

​Pasojat negative për bizneset, DHTIK: Liberalizimi i tregut të energjisë duhet të shtyhet

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kundërshton ashpër vendimin e fundit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, i cili në mbledhjen e mbajtur të enjten caktoi Korporatën Energjetike të Kosovës si Furnizues i Mundësisë së Fundit për një periudhë gjashtëmujore, nga 31 gusht 2025 deri më 31 janar 2026.

Ky vendim paraqet një tentim për të fshehur dështimet që kanë rezultuar nga vendimi arbitrar dhe i papërgatitur për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, një proces që nga fillimi është nisur në mënyrë të ngutshme dhe pa analizë gjithëpërfshirëse thuhet në një reagim për media.