15:36 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > MPJD paralajmëron qytetarët dhe mërgatën që të shmangin kalimin nëpër pikat kufitare me Serbinë

MPJD paralajmëron qytetarët dhe mërgatën që të shmangin kalimin nëpër pikat kufitare me Serbinë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Në këto rrethana, MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë ata që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të shmangin kalimin përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë dhe në të njëjtën kohë, inkurajohen të gjithë qytetarët që të përdorin pika të tjera kufitare për kalimin e tyre.