Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova është zë i rinisë, qëndresës, inovacionit, kulturës dhe vlerave që nuk zbehen me kohë. Ky zë sipas Osmanit, u dëgjua sot në zemër të Japonisë/
“Së bashku me një delegacion biznesor nga Kosova, si dhe me përfaqësuesit e Filharmonisë së Kosovës, e sollëm para botës jo vetëm identitetin tonë kulturor dhe ekonomik, por edhe vizionin tonë strategjik për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe forcim të partneriteteve me shtetet mike”, tha më tej Osmani.