Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në oborrin e shtëpisë së saj dje në Istog,
Sipas njoftimit, e njëjta dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Lidhur me rastin tashmë kanë filluar hetimet.
“Istog 10.06.2025 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare në oborrin e shtëpisë së saj ishte gjetur pa shenja jete, dyshohet se ajo ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.