Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen ka reaguar pas takimit të së martës në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Sorensen në “X” tha se kanë diskutuar rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë në dialog.
“Organizova një takim të gjatë të Kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Folëm rreth avancimit të normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë në dialog, zbatimin e obligimeve të pazbatuara dhe çështje aktuale. U pajtuam që diskutimi të vazhdojë së shpejti”, ka shkruar ai.