20:35 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Zemaj: VV nuk i ka votat për krijimin e institucioneve, por nuk po krijohet mundësia as për të tjerët

Zemaj: VV nuk i ka votat për krijimin e institucioneve, por nuk po krijohet mundësia as për të tjerët

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria ka komentuar mbi ngërçin politik në Kuvendin e Kosovës.

Mes tjerash, Zemaj foli edhe për propozimin e qeverisë së unitetit nga partia e tij, shkruan Tv Arbëria.

“Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë që ka dalë nuk i ka pasë dhe nuk i ka votat e mjaftueshme për të krijuar institucionet e reja, por nuk po krijohet mundësia as për të tjerët që të tentojnë qoftë në krijimin e Qeverisë, ose marrjen e përgjegjësive edhe si pjesë e konstituimit të Kuvendit”.

“Nuk e di pse njerëzit frigohen prej unitetit, nuk e di pse frigohen prej shpërndarjes së përgjegjësive në interes të vendit, në interes të Republikës së Kosovës. Nuk e di pse tentohet të vazhdohet polarizimi i skajshëm dhe mos të kontribohet në unifikimin e spektrit politik duke pasë parasyshë që akoma sulmohemi nga jasht, nga fqinji i cili nuk e dëshiron Republikën e Kosovës, nuk e dëshiron stabilitetin”./TV ARBËRIA./