Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime për familjen Behrami për vajzën nga Kosova që u vra në Graz të Austrisë.
I njëjti ka shpërndarë në Facebook edhe fotografinë e vajzës.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne”, shkroi ai