Sekretarja e përgjithshme dhe deputetja e betuar e PDK-së, Vlora Çitaku sot në emisionin “DPT te Fidani” foli për moskonstituimin e Kuvendit, duke thënë se është një situatë jashtëzakonisht e rëndë.
Ajo u shpreh se për të ajo sallë përfaqëson histori dhe trashëgimi dhe siç tha, ta shoh në këtë gjendje, është e dhimbshme, përcjell Klankosova.tv.
“Është një gjendje, një situatë jashtëzakonisht e rëndë për secilin deputet dhe për secilën deputete, e cila e ndjenë një barrë sado të vogël të përgjegjësisë, për votën që ka marrë dhe për pozicionin jashtëzakonisht të rëndësishëm që ka”.
“Për mua ai objekt nuk është një godinë e ndërtuar me beton e me tulla, për mua ajo sallë përfaqëson histori, trashëgimi, është një vend në të cilin e kemi shpallur deklaratën e Pavarësisë, vend në të cilin e kemi miratuar Kushtetutën, vend në të cilin kemi themeluar institucionet, Ushtrisë, kemi ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare”.