19:09 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komuna e Prishtinës: Përjashtohet nga puna punëtori që ushtroi dhunë ndaj qenit në Strehimoren e Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës: Përjashtohet nga puna punëtori që ushtroi dhunë ndaj qenit në Strehimoren e Kryeqytetit

Një incident i dhunshëm ndaj një qeni, i filmuar në ambientet e jashtme të Strehimores së Kryeqytetit dhe i shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, ka shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

Drejtoria për Shërbime Publike përmes një njoftimi bëri të ditur se personi që shihet në video nuk është punonjës i Strehimores, por një punëtor i kompanisë private të sigurimit që mbulon objektin.

Teksa thuhet se i njëjti tashmë është përjashtuar nga detyra nga ana e kompanisë së sigurimit.