22:24 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Bllokuesi dhe ai që e ka marrë peng Kuvendin është Kurti, ne i kemi shkuar në takim

Bllokuesi dhe ai që e ka marrë peng Kuvendin është Kurti, ne i kemi shkuar në takim

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “Pressing” të T7, se nuk ka ndodhur të votohet kryeparlamentari pa marrëveshje politike.

Ajo tha se PDK edhe kishe shkuar në takim me Kurtin, vetëm që situate mos të jetë e bllokuar.

Ajo u pyet nga Bujar Dugolli pse nuk po e bëni marrëveshjen, më pas Deliu u përgjigj se i takon partisë së parë.

“Sepse i takon subjektit që ka fituar më së shumti deputetë, është gabim fatal z. Dugolli që kemi një barrakdim të Albin Kurtit me një emër të përveçëm, pse po doni me i akuzu partitë e tjera për dekonstruktivitet, po du me përmend qasjen konstruktive që e kemi pas si parti demokratike që prej mbarimit të zgjedhjeve”, tha Deliu.