21:01 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I arrestuari për heroinë i afërt me VV’në, Çitaku: Njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë

I arrestuari për heroinë i afërt me VV’në, Çitaku: Njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë

Operacioni antidrogë i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, i koduar si “Qielli i Thyer” që kishte cak një grup kriminal, të dyshuar për trafikim me narkotikë, rezultoi me arrestimin e 22 personave pas bastisjeve që u realizuan në 47 lokacione.

Ndërsa, sipas “Paparaci”, i arrestuari Shemsi Bahtiri është bosi kryesor i drogës dhe njëri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Pas këtyre raportimeve ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila tha se njerëzit e afërt me VV-në janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.

 

REAGIMI I PLOTË:

 

Tani, sipas raportimeve të dokumentuara me fotografi dhe fakte, del se shefi i rrjetit të shpërndarjes së heroinës në Kosovë është një eksponent i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe me ish Ministrin e Brendshëm në veçanti.
Levizja që dikur imponohej si puritane, që shiste moral politik dhe integritet, sot del që njerëzit e afërt me ta, janë të përlyer në afera që nga trafikimi i drogës e deri te shitja e energjisë.
Kjo nuk është thjesht hipokrizi. Kjo është rrezik për shoqërinë.
Marri e papërshkrueshme.