Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur t’i japë fund bojkotit disa mujor ndaj Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke theksuar se kthimi i saj në këtë medium nuk nënkupton pajtim me gjendjen aktuale, por është përpjekje për ta ndryshuar atë.
Këtë e bëri të ditur deputetja Hykmete Bajrami në Facebook.