15:59 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 22 të arrestuar, konfiskim i narkotikëve e pasuri të sekuestruara – detaje nga operacioni i PK-së

22 të arrestuar, konfiskim i narkotikëve e pasuri të sekuestruara – detaje nga operacioni i PK-së

Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se 22 persona janë arrestuar në operacionin anti-drogë të martën në rajonin e Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Gjilanit.

Në këtë operacion të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë është shkatërruar një grup i krimit të organizuar dhe të trafikimit me narkotik.

Angazhimi dhe puna e koordinuar, e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë dhe PSRK-së, ka rezultuar me shkatërrimin e një grupi të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë, ku janë arrestuar 22 persona. Personat janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave. Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC’”.Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 400 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast.
Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit.