19:44 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vushtrria ndan çmimet “Krenaria e Sportit” më 17 qershor, në Ditën e Çlirimit

Vushtrria ndan çmimet “Krenaria e Sportit” më 17 qershor, në Ditën e Çlirimit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se në seancën e nesërme të Kuvendit Komunal ka propozuar ndarjen e çmimeve “Krenaria e Sportit të Vushtrrisë”, si vlerësim për ata që kanë lartësuar emrin e qytetit me pasion dhe përkushtim.

“Për seancën e nesërme të Kuvendit të Komunës, kam propozuar ndarjen e çmimeve ‘Krenaria e Sportit të Vushtrrisë’, si vlerësim për ata që e kanë lartësuar me pasion e përkushtim emrin e qytetit tonë,” ka deklaruar Idrizi.

Çmimet do t’u ndahen:

Erjon Morina (post mortum) – për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin vushtrrias. “Ai mbetet përherë pjesë e kujtesës dhe krenarisë sonë kolektive,” ka theksuar kryetari.

K.T. Forca – për mbështetjen e palodhur ndaj FC Vushtrria dhe për frymën sportive që kanë sjellë në çdo ndeshje.

Ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 17 qershor, në Ditën e Çlirimit të Vushtrrisë. /TV Arbëria