Me rastin e ditëlindjes së Kadri Veselit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar që ditëlindjet tjera t’i presin bashkë në Kosovë.
“Historia të kishte ngarkuar detyra që me sukses i kreve, ashtu siç do të kryhet edhe kjo e gjyqit të padrejtë bashkë me shokët fitimtarë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij:
Urime ditëlindja miku im, Kadri! Në këtë ditë, kur i mungon familjes dhe të gjithë neve që të kemi njohur, kemi punuar e bashkëvepruar për çlirimin e Kosovës, uroj që ditëlindjen e radhës, ta festojmë së bashku. Kujtoj njohjen tonë gati katër dekada më herët, ditët e aksioneve të para të cilat jehonin larg, çdo herë, ishe dhe mbete i njëjti Lul, i vendosur, largpamës dhe i pamposhtur. Historia të kishte ngarkuar detyra që me sukses i kreve, ashtu siç do të kryhet edhe kjo e gjyqit të padrejtë bashkë me shokët fitimtarë. Urime ditëlindja miku im, ditëlindjet tjera i festofshim në Kosovë!