18:37 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pllana: Qeveritë tona nuk e kanë trajtuar në asnjë formë temën e vrasjes së fëmijëve gjatë luftës në Kosovë

Pllana: Qeveritë tona nuk e kanë trajtuar në asnjë formë temën e vrasjes së fëmijëve gjatë luftës në Kosovë

Nusret Pllana ka kritikuar të gjitha qeveritë e pas luftës të cilat sipas tij, nuk e kanë trajtuar në asnjë formë vrasjen e fëmijëve gjatë luftës së fundit  në vend.

I ftuar në emisionin “Përtej Tregimit”, Pllana tha se 1392 fëmijë janë vrarë vetëm në luftën e fundit gjenocidale ne vitet 1998-99  nga barbaria dhe mizoria serbe

“Hiq më pak se 1392 fëmijë janë vrarë vetëm në luftën e fundit gjenocidale ne vitet 1998-99  nga barbaria dhe mizoria serbe. Janë vrarë edhe 40 të tjerë fënijë të moshave të ndryshme gjatë periudhës së viteve 1981 -1997 të cilët pothuajse gati nuk i përmend kush, e kam fjalën për liderët dhe lideret tona pa marrë parasyshë a të pozitës a të opozitës. Të gjitha qeveritë tona të një pas njëshme deri më sot, temën e vrasjes së fëmijëve pothuajse nuk e kanë trajtuar në asnjë formë”, tha ndër tjerash Pllana./TV ARBËRIA/