Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja e kësaj partie për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu thotë se është përgjegjësi e partitë së parë të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit, duke shtuar se është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu pas dështimit të vazhdimit të njëzetë e katër të seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranushme që ka deputet që vinë në Kuvend dhe nuk e dinë pse vinë.
Sipas saj, sot ishte seanca e 16 prej kur është propozuar komisioni për votimin e fshehtë dhe në këto seanca partitë tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.
“Kjo situatë është brengosëse por sa i takon deputetëve të LVV-së, secilin obligim që e kemi pas me Kushtetutë dhe rregulloren e punës së Kuvendit e kemi adresuar. Pra ne vijmë këtu për të kontrubuar në konstituimin e Kuvendit. Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për ta konstituar Kuvendin e Kosovës.. andaj mendojë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita të braktis qëndrimet bllokuese, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, tani ne po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese“, tha ajo.
Sa i përket pagave, ajo thotë se është paguar si ministre e Drejtësisë.
Përndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për koalicione sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por partitë tjera i kanë thënë se duhet marrëveshje politike dhe ndryshim të Albulena Haxhiut si e mandatuar.