21:43 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > ​Plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar në Durrës

​Plagoset me armë zjarri një 36-vjeçar në Durrës

Persona ende të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një 36-vjeçari sonte rreth orës 20:00 në zonën e Fllakës në Durrës.

Sipas Euronews Albania, autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip Ford, duke goditur 36-vjeçarin A.G. në krahun e majtë.

Pas të shtënave, i plagosuri arriti të shkonte vetë në Komisariatin e Policisë për të kërkuar ndihmë dhe transport drejt spitalit.

Burime të sigurta bëjnë me dije se 36-vjeçari kishte qenë i plagosur edhe dy vjet më parë në një atentat tjetër.

Aktualisht, ai ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetë.

Forca të shumta policie janë të pranishme në spital dhe vendin e ngjarjes. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.