Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Komunat shpresojnë që Qeveria nuk do t’ia marrë parat nga të hyrat vetanake

Extra AL PVC

Qeveria e Kosovës në projektligjin për buxhet i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ka paraparë që mjetet e pashpenzuara të komunave t’i kthehen në buxhetin e shtetit. Por në Asociacionin e Komunave të Kosovës, shpresojnë që niveli qendror nuk do ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake sepse me këtë veprim do shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike, atë për financa lokale por edhe kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale.

Sazan Ibrahimi nga AKK, ka thënë se përkundër sfidave, bllokadave dhe problemeve që komunat janë ballafaquar këtë vit me fajin e nivelit qendror, ato deri në fund të vitit do i shpenzojnë mbi 50% të mjeteve për investime kapitale që si % është më mirë se sa që niveli qendror ka shpenzuar në % për investime kapitale.

“Shpresojmë që niveli qendror për fajin e vet nuk do ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake sepse me këtë veprim do shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike atë për financa lokale por edhe me të dy këmbët do shkelë mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale”, ka thënë ai.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim buxhetin e Kosovës prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, ku 660 milionë i dedikohen qeverisjes lokale dhe komunave, me një rritje për rreth 100 milionë euro, nga 560 sa ishin në vitin 2022. Megjithatë, me këtë ndarje janë shprehur të pakënaqur disa nga drejtuesit e komunave.

Për projektligjin e buxhetit ankesa kishte Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku kanë thënë se në vitin 2020 komunat kanë pranuar 21.7% të mjeteve buxhetore nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2021, 22.1%, kurse në vitin 2022 kjo ka rënë në 19.6. Ndërsa në vitin 2023, do të jetë 20.5%.

Lidhur me këtë projektligj, Qeveria është akuzuar nga Asociacioni i Komunave dhe partitë politike edhe sa i përket autonominë financiare të komunave, pasi është paraparë që mjetet e pashpenzuara nga viti paraprak të bëhen pjesë e Fondit të Kosovës.

/TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...