Një ose më shumë individë të panjohur hynë në telefonin mobil personal të shefes së Shtabit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles dhe përdorën librin e adresave të saj për të kontaktuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe për t’u paraqitur si ajo, konfirmuan burime për CBS News.
Disa nga marrësit e kuptuan se diçka nuk ishte në rregull pasi telefonatat dhe mesazhet vinin nga një numër i panjohur dhe personi i paraqitur si Wiles kërkoi të vazhdonte komunikimin në Telegram, thanë burimet. Incidenti dhe nisja e një hetimi federal u raportua fillimisht nga Wall Street Journal.
“Shtëpia e Bardhë e merr shumë seriozisht sigurinë kibernetike për të gjithë punonjësit dhe ky rast është ende nën hetim”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për CBS News, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me incidentin.
Drejtori i FBI-së Kash Patel tha për CBS News se FBI i merr jashtëzakonisht seriozisht të gjitha kërcënimet ndaj presidentit, stafit të tij dhe sigurisë kibernetike; mbrojtja e aftësisë së zyrtarëve tanë për të komunikuar në mënyrë të sigurt është thelbësore për përmbushjen e misionit të presidentit.”
Sipas burimit, mesazhe të dyshimta u shfaqën në kutitë postare të marrësve për një periudhë që nuk dihet saktësisht për momentin. Sipas CBS News, Wiles u tha kolegëve të saj se telefoni i saj ishte hakuar.