Gjashtë gjëra që s’duhet t’i afrohen fare dhëmbëve tuaj

Dhëmbët janë gjëja më e fortë që gjendet në...

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Djali i çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Xhensila...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Marshim me biçikleta, dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është zgjidhje

Extra AL PVC

“Marakli t’biçikllave” ka organizuar marsh vetëdijësues me biçikleta në kuadër të 16 ditëshit aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas dhe vajzave. Aty u apelua të mos përdorët dhuna ndaj grave dhe vajzave.

Berat Rakovica, drejtor i organizatës “Marakli t’biçikllave”, derisa ka treguar qëllimin e këtij aktiviteti, tha se duhet të ketë më shumë vetëdijesim të meshkujve në lidhje me dhunën dhe jo t’iu tregohen grave të drejtat e tyre.

Rakovica: Të vetëdijesohen meshkujt

“Mendoj se nuk janë duke bërë fushatat në kategorinë e duhur, më shumë ka nevojë për informim, të vetëdijesohen meshkujt sesa t’i tregojnë vajzave dhe grave se çfarë kanë drejtë ato, pra, duhet punuar më shumë me meshkuj, për t’ia treguar të drejtat atyre përkrah partnereve tyre”, tha Rakovica.

Rakovica shtoi se do vazhdojnë me aktivitete të tilla. Sipas tij, shumica e këtyre rasteve ndodhin nga vetëdija e ulët, ndërsa bëri thirrje të gjithë qytetarëve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

Rakovica: Shumica e bëjnë nga mosdija

“Ne vazhdimisht bëjmë fushata në këtë drejtim dhe i targetojmë dhunuesit dhe jo të dhunuarat, pra meshkujt, organizojmë më shumë aktivitete për t’i vetëdijesuar ata dhe jo vetëm në qytet, Prishtinë, kështu siç është fokusi momentalisht, por të shkojmë në vende rurale, në qytete më të vogla, dhe t’i tregojmë se çfarë kanë të drejtë dhe si duhet të sillen. Shumica e bëjnë nga mosdija, nga vetëdija e ulët dhe i bëjmë thirrje të gjithëve të punojnë më shumë në këtë drejtim”, shtoi Rakovica.

Patriot Bllaca, çiklist e ka vlerësuar këtë aktivitet, derisa ka bërë apel të gjithë qytetarëve të vetëdijesohen dhe të mos përdorin dhunë ndaj gjinisë femërore.

Bllaca: Bëjë apel të gjithë qytetarët që me qenë sa më të vetëdijshëm me gruan

“Këtë aktivitet e veçoj për shumë arsyeje, pasi është për dhunën ndaj grave apo vajzave, pasi kohëve të fundit kemi pas kogja shumë raste që kemi keqtrajtime të grave. Kisha bërë apel të gjithë shqiptarët, të rinia jonë e të gjithë të tjerët që me qenë sa më të vetëdijshëm që me gruan duhet të sillen mirë. Çfarëdo që ndodh, vetëm te rrahja dhe vrasja nuk bën të ndodhë”, tha Bllaca.

Dardan Morina, pjesë e grupit “Marakli t’biçikllave”, tha se duhen më shumë aktivitete të tilla. Sipas tij, në këtë formë promovohet paqja dhe zvogëlohen rastet.

Morina: Sa më shumë promovohet paqja, aq më pak do të kemi me raste

“Qëllimi jonë është çdoherë t’i informojmë njerëzit që dhuna asnjëherë nuk është zgjidhje, është aktivitet që ne jemi gjithherë në mbrojtje të gjinisë së femrave…5:50 Mendoj se është zgjidhje e duhur dhe duhet me pas sa më shumë aktivitete të tilla, për shkak se sa më shumë promovohet paqja, aq më pak do të kemi me raste”, tha Morina.

Në Kosovë fushata kundër dhunës është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriu.   /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë...

A do të futet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm....

E PLOTË/ Nga Çamëria, te ligji i luftës, pensionet e emigrantëve dhe mesazhi për Mitsotakis në mes të Athinës, Rama: Duam të jetojmë në...

Kryeministri Edi Rama nisi sot turin e takimeve me komunitetet shqiptare në Europë. Ndalesa e parë e këtij rrugëtimi ishte Athina, ku Kryeministri u...

U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e vendosur në uniformën e policisë, ku shihet momentin kur një burrë i armatosur me të kaluar...

Rusia pretendon se ka pushtuar katër fshatra të tjerë në Kharkiv të Ukrainës

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pretenduar se trupat kanë pushtuar edhe katër fshatra të tjerë në rajonin e Kharkivit, gjë që do ta çonte...