Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me ftesë...

“Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”, hapjen e bëjnë Ambasadorët e vendeve gjermanofolëse

Ambasadorët e Gjermanisë Joern Rohde, ai i Austrisë Christoph...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Begaj: Forcat e Armatosura aleate e besueshme e NATO-s

Extra AL PVC

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë.

Ai ka shkruar në Facebook se është përjetë mirënjohës arkitektëve të pavarësisë, të cilët në ato ditë të vështira, kur vihej në pikëpyetje ekzistenca e shtetit të sapoformuar, me guxim, mençuri dhe atdhetarizëm të lartë, themeluan një nga shtyllat e domosdoshme të garantimit të pavarësisë së shtetit shqiptar.

“4 dhjetori i vitit 1912 shënoi themelimin Forcave të Armatosura në historinë e shtetit dhe kombit tonë. Rrugëtimi 110 vjeçar i Forcave të Armatosura ka qënë i vështirë dhe i mbushur me sfida. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë. Arritjet e deritanishme janë rezultat sa i përkushtimit dhe mundit të përbashkët, aq edhe i mbështetjes së vyer e të pazëvendësueshme të miqve dhe aleatëve tanë të NATO-s. Mirënjohja dhe vlerësimi ynë është maksimal për ndihmën e dhënë për transformimin, modernizmin, trajnimin, edukimin dhe rritjen e kapaciteteve tona ushtarake, falë bashkëpunimit tonë të ngushtë në tre dhjetëvjeçarët e fundit. Në një kohë me sfida të shtuara ndaj sigurisë dhe paqes, është i domosdoshëm më shumë përkushtim, përgjegjshmëri dhe angazhim i pakursyer nga të gjithë ne. Jam i bindur se angazhimi dhe detyrimi ynë do të vijojë të mbetet i shenjtë ndaj Atdheut, Nderit dhe Detyrës. Gëzuar 110-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura”, ka shkruar ai.   /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me ftesë...

“Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”, hapjen e bëjnë Ambasadorët e vendeve gjermanofolëse

Ambasadorët e Gjermanisë Joern Rohde, ai i Austrisë Christoph...

Gërvalla e nderon Sali Çekajn me akademi përkujtimore, i dorëzon familjarëve pullën postare të emëruar pas tij

Në praninë e më shumë se 400 pjesëmarrësve nga...

Akuzohet për përdhunim, arrestohet aktori i njohur francez, Gerard Depardieu

Aktori francez Gerard Depardieu u arrestua këtë të hënë...

Hamza takohet me pesë ambasadorë evropianë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me ftesë të ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, është takuar me pesë ambasadorë evropianë. Në takim...

“Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”, hapjen e bëjnë Ambasadorët e vendeve gjermanofolëse

Ambasadorët e Gjermanisë Joern Rohde, ai i Austrisë Christoph Weidinger si dhe i Ngarkuari me Punë i Luksemburgut, Eric Dietz në Prishtinë kanë bërë...

Gërvalla e nderon Sali Çekajn me akademi përkujtimore, i dorëzon familjarëve pullën postare të emëruar pas tij

Në praninë e më shumë se 400 pjesëmarrësve nga mërgata, bashkëveprimtarë dhe bashkëpunëtorë, miq dhe shokë të heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në shenjë...