Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është takuar sot me ambasadorin suedez, Jonas Westerlund.
Limaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se me Westerlund biseduan për situatën politike në Kosovë.
“Ambasadori Westerlund shprehu përkushtimin e Suedisë për mbështetjen e proceseve demokratike dhe përpjekjeve për paqe në Kosovë ndërsa ne theksuam rolin dhe angazhimin tonë për zhvillimin dhe avansimin e Kosovës”, shkruan Limaj.