Prokurori, Admir Shala ka dhënë detaje në lidhje me bastisjen që është duke u zhvilluar të martën në Ministrinë e Bujqësisë, Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor, AZHB dhe Lokacioni i Kompanisë përfituese të kontratës.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore, hetimi është duke u zhvilluar në lidhje me dyshimet për dhënien me qera të kësaj fabrike. Jemi në fazën e hetimit, jemi duke i zhvilluar bastisjet dhe kontrollet në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale. Janë duke u bastisur Ministria e Bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Bujqësor, Agjencia për ushqimin dhe Vetenarisë dhe Lokacioni i Kompanisë përfituese e kontratës”, tha ai.
Ndryshe, prej disa orësh në Ministrinë e Bujqësisë është duke u zhvilluar një aksion i gjerë policorë, i drejtuar nga Prokuroria Speciale.
Ky aksion është duke u zhvilluar me urdhër të prokurorisë, pas raportimeve të shumta që janë bërë në lidhje me dyshimet për fabrikën e mbetjeve shtazore.