Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdekja tragjike e dy të rejave në Fushë-Kosovë, familja del me njoftim

Vdekja tragjike e dy të rejave në Fushë-Kosovë, familja del me njoftim

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës, ku si pasojë e një vetaksidenti humbën jetën dy persona, përfshirë një të mitur.

Mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku kanë vdekur dy persona.

Të ndjerat janë identifikuar si: Herolina Haliti-Aliu 27-vjeçare, e cila drejtonte automjetin dhe Anita Vrellaku, 17-vjeçare, pasagjere, e mitur.

Për vdekjen e 27-vjeçares, Heroina Haliti, ka njoftuar edhe familja e saj.

Me zemra të pikëlluara, ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë vajza jonë, Heroina Haliti.

Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohë“, thuhet në njoftim.