18:06 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Klimë jo e favorshme për investime në Kosovë”, Ahmeti: Jemi bllokuar në marrjen e iniciativave shkaku i mungesës së qeverisë

“Klimë jo e favorshme për investime në Kosovë”, Ahmeti: Jemi bllokuar në marrjen e iniciativave shkaku i mungesës së qeverisë

Aktualisht jemi bllokuar në marrjen e iniciativave të ndryshme shkaku i mungesës së një qeverie dhe i mungesës së Kuvendit të Kosovës. Lista jonë e problemeve që ne duam t’i diskutojë me institucionet tona është e gjatë por aktualisht s’ke me kënd të diskutosh, duhet të presim. Kështu ka deklaruar drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë. Kushtrim Ahmeti.

I ftuar në emisionin “n’Detaje”, ndër tjerash Ahmeti theksoi se iu kanë bërë thirrje partive politike në vend që sa më shpejt të bëjnë zgjidhje sa i përket konstituimit të Kuvendit.

Ne ju kemi bërë thirrje të gjitha partive politike, t’i lënë anash inatet e tyre personale të mendojnë për situatën që gjendet vendi jonë. Ne nuk e kemi lluksin të presim për kaq kohë  të gjatë duke u përballur me këto bllokada dhe lojëra shko vetëm pesë minuta në Kuvend, bëje një nënshkrim dhe dil prap  ga aty dhe mos bëj asgjë./TV ARBËRIA./